Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës së sotme ka vizituar komunën e Dragashit.
Përmes një videoje në profilin e saj në Facebook, e para e vendit tha se është takuar me kryetarin e komunës, Bexhet Xheladini, me asamblenë komunale, OJQ, përfshirë edhe ato që udhëhiqen nga gratë e nga komunitetet.
Tutje ajo foli për bukuritë natyrore të kësaj komune.
Ajo tha se malet e Sharrit ofrojnë një pamje përrallore dhe se duhet të investohet në turizmin malor të kësaj komune.
“Natyrisht që për ne si institucion i Presidencës është me rëndësi për ne që qytetarët nga të gjitha komunat e Kosovës ta kenë zërin e tyre të dëgjuar, të flasin për sfidat që ballafaqohen, por mbi të gjitha t’i promovojmë këto bukuri përrallore që i ofrojnë malet magjepsëse të Sharrit. Me kryetarin e komunës patëm mundësinë që të diskutojmë se si ta promovojmë turizmin malor sa më shumë”, shprehet Osmani.
Presidentja bëri thirrje që të vizitohet Dragashi sa më shumë, përfshirë edhe mërgimtarët që po qëndrojnë në Kosovë./Arbresh.info/
ZYRTARE: John Stones largohet nga Manchester City pas një de...
Trump thotë se Irani sapo e ka informuar Uashingtonin se ësh...
Simeone flet hapur për të ardhmen e Julian Alvarez: Nuk jam ...
Gjuajtën me armë zyrtare jashtë detyrës, IPK suspendon dy po...
Irani ndalon eksportet e çelikut
Aksion policor në tri rajone, arrestohen pesë persona për fa...