E ardhmja e Arijanet Muric vazhdon të jetë e paqartë nëse do të mbetet apo do të largohet nga Burnley.
Portieri kosovar ka qenë ndër lojtarët më meritorë që Burnley u rikthye në elitë, por kjo skuadër ka blerë tjetër portier.
Në sfidën hapëse të sezonit të ri në elitën e futbollit anglez, Muric ishte në bankë derisa James Tarford ishte titullar.
Largimi i Aros nga Burnley është shumë i mundshëm, pasi e ardhmja e tij mund të jetë në Turqi.
Fenerbahce është skuadra që ka shprehur interesim për reprezentuesin e Kosovës dhe po bën hapa para për transferimin e tij.
Gjiganti turk është në bisedime me agjentin e lojtarit dhe transferimi i tij në Stamboll është mëse i mundur.
Kujtojmë që Aro ka përvojë në Superligën e Turqisë, pasi për një vit ishte i huazuar te Adana Demirspor duke pasur një sezon fantastik. /Telegrafi/
? ÖZEL | Burnley’den Arijanet Muric menajer aracılığıyla Fenerbahçe’ye önerildi. ?? pic.twitter.com/xTwOQwPzdo
— Enganche Sports (@enganchesports) August 15, 2023
Kurti thërret përsëri konferencë për media
Komiteti Teknik i Arbitrave nuk i jep të drejtë Real Madridi...
Gjysmëfinalja e parë, dueli i zjarrtë – PSG ndaj Bayernit, p...
Sërish seancë në orën 23:00, 1 orë para përfundimit të afati...
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...