Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se politika e jashtme e SHBA-së po i shton “benzinë zjarrit”. Putin tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të përfitojnë nga tragjeditë njerëzore, të luajnë me popujt dhe të shfrytëzojnë pa mëshirë burimet e tyre.
“Kjo politikë që ata po ndjekin duke i hedhur më shumë benzinë zjarrit, shihet qartë në shembullin e Ukrainës”, tha Putin, duke shtuar, se duke i dërguar miliarda dollarë regjimit neo-nazist, duke e furnizuar atë me pajisje, armë, municione, po ndez gjithnjë edhe më shumë konfliktin, për të tërhequr edhe shtete të tjera”.
Mes sulmit të tij ndaj politikës së jashtme të SHBA-së, presidenti rus tha se diskutimet e hapura, të ndershme dhe të paanshme janë jashtëzakonisht të rëndësishme.
“E përsëris, sot është e qartë se është e mundur të reduktohet konfrontimi në nivel global dhe rajonal, të neutralizohen sfidat dhe rreziqet, të forcohet besimi midis shteteve dhe të hapen mundësi të gjera për zhvillimin e tyre vetëm duke u bashkuar me përpjekjet e komunitetit botëror,” shtoi Putin./abcnews.al
Aksion policor në veri, Sveçla publikon pamje nga vendngjarj...
Teherani i vendosur: Anijet duhet të paguajnë për të kaluar ...
Jurgen Klopp refuzon Liverpoolin dhe Real Madridin, vendos p...
Dy anije indiane që po transportonin naftë sulmohen në Ngush...
Konjufca në takim me ministrat e Ballkanit Perëndimor në Tur...
Kryediplomati shqiptar: Sovraniteti i Kosovës s’mund dhe nuk...