Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se pritjet e gjata të mërgimtarëve janë në pikën kufitare në Merdarë.
Në këtë pikë kufitare, për të dal nga Kosova mërgimtarët po presin deri në katër orë, ndërsa kolona është e gjatë 1100-1200 metra.
Për të hyrë nga Merdara, nuk ka kolona as pritje të gjata.
Kurse, situata në Mutivodë është më e qetë.
Mërgimtarët në këtë pikë kufitare po presin deri një orë e 10 minuta për të dal nga Kosova, ndërsa për të hyrë nuk ka pritje të gjata.
Ndërsa të Dheu i Bardhë dhe në Jarinjë mërgimtarët po presin deri gjysmë ore në dalje të Kosovës.
Kurse pikat e tjera kufitare janë më të lira për qarkullim./Arbresh.info/

Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...