Policia e Kosovës, ka vazhduar me planin operativ “Goditja në Pejë.
Në fokus kryesisht ishin zona ku ka më shumë lokale, kafiteri, bare nate, tё cilat frekuentohen mё shumё nga qytetarët, me qëllim ruajtjen e rendit e qetësisë publike.
Brenda katër ditëve (nga data 11.08 deri 14.08.2023) janë realizuar:
• Janë realizuar 170 patrulla policore
• Janë realizuar 144 pika tё kontrollit tё automjeteve
• Janё kontrolluar 792 vetura
• Janё legjitimuar 679 persona
• Janё kontrolluar 19 lokale tё ndryshme
• Janё realizuar 17 pika kontrolli me radar dhe alkool test
• Janё arrestuar 7 persona
• Janё sekuestruar 17 copё municion
• Janё sekuestruar 4 armë.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, fton të gjithë qytetarët që tё bashkëpunojnë me Policinë, me qëllim të krijimit të një ambienti sa më të sigurt për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Abdixhiku: U bëmë bashkë, nesër, Vjosa dhe unë ju presim në ...
Përplasjet në protestën e opozitës, procedohen 7 persona – k...
Superliga vjen sot me dy superduele
Haradinaj: Rruga euro-atlantike e vetmja për Kosovën
SHBA pret përgjigje nga Irani/ Trump: Bisedimet po vazhdojnë...
Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së...