Tre persona janë përfshirë në një përleshje mes vete në qytetin e Istogut.
Si pasojë e kësaj, dy persona kanë pësuar lëndime trupore, shkruan Arbresh.info.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 12:00.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR & PJESËMARRJE NË RRAHJEIstog, 13.08.2023 – 12:44. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, ku dy prej tyre fillimisht në rrugë për shkak të një mosmarrëveshje ishin rrahur me veti e më pas te shtëpia e tyre kishte shkuar edhe i dyshuari i tretë, së bashku me viktimën mashkull kosovar dhe kishte ndodh rrahja në mes tyre. Si pasoj e rrahjes lëndime trupore ka pësuar njëri prej të dyshuarve dhe viktima të cilët kanë pranuar tretman mjekësor, i dyshuari mbetet në spital për tretman të mëtejmë mjekësor. Me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, kurse dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë/Arbresh.info
“Show propagandues”, Abdixhiku i prerë: S’marrim pjesë në se...
Man United pa katër lojtarë kryesor sfidon Brentford-in
Sulmi në Uashington, ky është burri që vazhdoi darkën i patr...
Bajrami- LVV-së: Po na çoni në zgjedhje, faji është ekskluzi...
Kuvendi mblidhet në orën 17:00 për çështjen e presidentit
Ilir Meta bën shqiponjën, gjyqi shtyhet për 11 maj