Ministria e Mbrojtjes e Britansë së Madhe tha se ekziston mundësia që Rusia të mos financojë tash e tutje aktivitetet e grupit mercenar Wagner.
Ministria në një buletin të përditshëm tha se Rusia ka vepruar kundër disa interesave tjera të pronarit të Wagner, Yevgeny Prigozhin, pasi ky i fundit udhëhoqi një rebelim të dështuar kundër drejtuesve të lartë të ushtrisë ruse në qershor.
“Nëse shteti rus nuk e paguan më Wagnerin, paga e dytë më e besueshme janë autoritetet bjelloruse”, tha ai.
Kjo ministri tha se grupi po shkon drejt zvogëlimit dhe rikonfigurimit për të kursyer në shpenzimet e pagave të stafit në një kohë presioni financiar, raporton Reuters.
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar
Daut Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit: Urime Ardian Gj...
Raportohet se një person është vrarë në Gjakovë
KQZ shpall rezultatet: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 ...