Numri i viktimave nga rrëshqitjet e dheut, që u shkaktuan nga shirat e rrëmbyeshëm në veri të Kinës, është rritur në të paktën 21, thanë autoritetet më 13 gusht.
Edhe gjashtë persona konsiderohen ende të zhdukur, raportoi byroja për emergjenca e Kinës.
Reshjet e shiut në fshatin malor të Veizipingut, në provincën Shanxi, shkaktuan rrëshqitje të mëdha të dheut të premten, duke shkatërruar shtëpi, rrugë dhe ura.
Radioja shtetërore më herët raportoi se në këtë zonë është ndërprerë edhe energjia elektrike.
Qindra ushtarë dhe zjarrfikës janë mobilizuar në operacionet e kërkim-shpëtimit.
Javëve të fundit, Kina është përballur me vërshim vdekjeprurëse, përderisa dhjetëra persona kanë vdekur gjatë stuhive që kanë goditur pjesën veriore të shtetit./rel
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë
100 eurot për studentët dhe punëtorët privat, edhe pak orë d...
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...