Vazhdojnë pritjet e gjata në Merdarë, për shkak të fluksit të lartë të automjeteve.
Sipas Qendrës për Menaxhim Kufitar të Ministrisë të Punëve të Brendshme, pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova, shkojnë deri në 340 minuta apo (pesë orë e 40 minuta).
Gjatësia e kolonës së veturave shkon deri në një kilometër e 200 metra, derisa për të hyrë në vendin tonë, pritjet janë deri në 200 minuta apo (tre orë e 20 minuta).
Më pak e ngarkuar paraqitet situata tek Dheu i Bardhë. Aty për të dalë nga Kosova pritjet zgjasin deri në një orë.
Kurse, për hyrë bashkatdhetarët nuk duhet të presin më shumë se gjysmë orë.

Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj