Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur rreth vizitës të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka reaguar pas deklaratave të Kurtit në Maqedoninë e Veriut, lidhur me ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren, ku kërkoi që punimet të nisin sa më shpejtë dhe tha se vonesat janë të paarsyeshme, shkruan Arbresh.info.
Dhe për këtë deklaratë, Haradinaj u ka bërë thirrje shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, që të mos i besojnë Kurtit, sepse sipas tij ky i fundit i ka bllokuar të gjitha rrugët e projektet në Kosovë, përfshirë edhe rrugën e Plavës.
Haradinaj ka thënë se Kurti tentoi njëjtë edhe në Shqipëri, por që “nuk i besuan dhe e përzunë”.
“Mos i besoni mashtruesit Albin Kurti. Në Kosovë i ka bllokuar të gjitha rrugët e projektet, përfshirë edhe rrugën e Plavës. Pasi nuk mund t’i gënjej më kosovarët, paska ardh të ju mashtrojë ju, për rrugën Tetovë – Prizren. Edhe në Shqipëri tentoi njëjtë, por nuk i besuan dhe e përzunë. As ju mos bini pre e mashtrimeve të tij”, ka shkruar Haradinaj./Arbresh.info/
Sulmi kibernetik ndaj Kuvendit, DASH: Veprim dashakeq ndaj a...
Edhe çmimet e produkteve ushqimore në Kosovë kanë shënuar rr...
Trump: SHBA-ja fiton shumë para kur çmimi i naftës rritet
Edon Zhegrova bëhet baba për herë të parë
Raporti i Parlamentit Evropian: Serbia duhet ta ndjek penali...
Policia mbështet Shoqatën Down Syndrome Kosova me donacion f...