Një femër ka raportuar se bashkëshorti i saj ia ka dëmtuar pasaportën dhe ID-të e lëshuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Fushë Kosovë.
Siç thuhet në raportin e policisë, rasti ka ndodhur me datën 03.08.2023 rreth orës 10:30, ku bashkëshorti i viktimës pa pëlqimin e saj ka marrë veturën e saj me targa të huaja dhe ia ka ndaluar që të ketë qasje në kartelat bankare të cilat i kanë të përbashkëta, shkruan Arbresh.info.
Kurse në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante.
“Ankuesja femër kosovare me 09.08.2023 ka raportuar se me datën e cekur, i dyshuari kosovar, bashkëshorti i saj, ia ka dëmtuar pasaportën dhe ID të lëshuara nga shteti Amerikan. Po ashtu ankuesja ka potencuar se i dyshuari pa pëlqimin e saj ia ka marrë veturën e saj me targa të huaja dhe ia ka ndaluar që të ketë qasje në kartelat bankare të cilat i kanë të përbashkëta”, thuhet në raport./Arbresh.info/
Konjufca për çështjen e presidentit: Do shkojmë në zgjedhje ...
Trump: Ndaluam Iranin të pushtonte rajonin
Bëhen publike pamjet në gjykatë: Momenti kur terroristi serb...
FSK organizon garën “Ushtari më i mirë 2026”, marrin pjesë e...
Kryesia e re e LDK-së, kush mbeti jashtë dhe kush u shtua
KRU `Prishtina` paralajmëron ndërprerje të ujit në disa lagj...