Minsitrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka shkruar për dorëheqjen e Armend Mehaj nga pozita e ministrit të Mbrojtjes.
Përmes një postimi në Facebook, Nagavci shkroi se me ministrin Mehaj, bashkëpunimi ka qenë konstruktiv, professional dhe I vazhdueshëm, shkruan Arbresh.info.
Tutje ajo përmendi edhe inicimin e përbashkët për programin Edukim për Siguri si dhe futjen e lëndës së Sigurisë në planprogramin shkollor.
“Me ministrin Mehaj, bashkëpunimi ka qenë konstruktiv, profesional e i vazhdueshëm. Inicuam bashkë programin Edukimi për Siguri dhe futjen e lëndës së Sigurisë në planprogramin shkollor.”, shkroi ministrja Nagavci në Facebook.
“Filluam sivjet realizimin e programit në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Mbrojtjes, Forcës së Sigurisë, Drejtoritë Komunale të Arsimit, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.”, shkroi ajo.
Duke i uruar mbarësi Mehajt, ministrja Nagavci uroi edhe ministrin e ri të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci për pranimin e detyrës teksa shtoi se beson në vazhdimin e suksesshëm të punëve të filluara ashtu si dhe avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës./Arbresh.info
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar