Bashkimi Evropian ka publikuar raportin për të drejtat e njeriut në gjithë botën, përfshirë edhe Kosovën. Sipas raportit, situata në veri të Kosovës mbetet sfiduese, veçanërisht sa i përket gjykimit të korrupsionit, krimit të organizuar dhe kushteve për lirinë e shprehjes, përfshirë sulmet ndaj profesionistëve të medias.
Raporti i BE-së, thekson se dorëheqja e serbëve të Kosovës nga institucionet publike dhe ngritja e postblloqeve pasuese ndikuan negativisht në situatën e sigurisë dhe sundimin e ligjit në rajonin verior, ku sistemi i drejtësisë dhe policia funksionojnë me kapacitet shumë të reduktuar.
“Në vitin 2022, Kosova gëzonte stabilitet politik, ku qeveria kishte një shumicë solide në Kuvend. Ky mjedis politik ka qenë i favorshëm që Kosova të shtojë përpjekjet e saj për të forcuar demokracinë dhe sundimin e ligjit. Megjithatë, puna e Kuvendit vazhdoi të ndikohet negativisht nga një atmosferë e polarizuar politike dhe mungesa e kuorumit vendimmarrës”, thekson raporti.
Procesi zgjedhor i Kosovës ka ende nevojë për fuqizim për të adresuar dobësitë gjatë gjithë ciklit zgjedhor, siç janë identifikuar në misionet e njëpasnjëshme të vëzhgimit të zgjedhjeve të BE-së, dhe së fundi nga Misioni përcjellës i zgjedhjeve të BE-së, i vendosur në Kosovë në nëntor 2022.
Derisa Kushtetuta mbron nga diskriminimi në bazë seksuale orientimi, sipas raportit pranimi i përgjithshëm dhe ndërgjegjësimi i publikut për të drejtat e personave LGBTI mbetet të ulëta.
Duhet bërë më shumë për të garantuar barazinë gjinore dhe mbrojtjen e fëmijëve në praktikë, thekson ndërë të tjera raporti./rtk
Ulutash: Komunikimet e rregullta me ushtrinë serbe, vitale p...
Thierry Henry i del në mbrojtje Alonsos, sulmon lojtarët e R...
Merz: Trump ka marrë kundërpropozimin evropian
Pacolli njofton inaugurimin e SwissDiamond Hotel & Reso...
Gjendet i vdekur 18-vjeçari që u shpall i zhdukur
Tre migrantë të vdekur në kufirin Kroaci-Bosnje