Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka bërë të ditur se gjatë periudhës Janar-Qershor 2023 ka përmbushur 64% të Planit Vjetor të Punës për këtë vit.
Sipas njoftimit, 36% e aktiviteteve janë në process të realizimit, shkruan Arbresh.info.
“Këshilli Gjyqësor i Kosovës, gjatë periudhës Janar – Qershor 2023, ka arritur të realizojë 24 aktivitete të parapara në Planin e Punës për këtë vit. Nga gjithsej 37 aktivitete të planifikuara, 13 aktivitete janë në proces të realizimit.”, bën të ditur KGJK.
Sa i përket Gjykatave Themelore sipas qyteteve, ajo e Pejës dhe e Ferizajit kanë arritur të implementojnë me sukses Planin Vjetor të Punës duke realizuar 100% të aktiviteteve.
Ndërkaq me përqindjen më të ulët të realizimit të aktiviteteve është Gjykata Themelore e Prizrenit.
“Gjykata Supreme e Kosovës 90% të aktiviteteve, Gjykata e Apelit e Kosovës 95% të aktiviteteve, Gjykata Themelore Prishtinë 75% të aktiviteteve, Gjykata Themelore Prizren 28% të aktiviteteve, Gjykata Themelore Ferizaj 100% të aktiviteteve, Gjykata Themelore Pejë 100% të aktiviteteve, Gjykata Themelore Mitrovicë 92% të aktiviteteve, Gjykata Themelore Gjakovë 78% të aktiviteteve, Gjykata Themelore Gjilan 67% të aktiviteteve”, njofton KGJK./Arbresh.info.
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...