Vajza e ish -kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqit, Gresa Krasniqi i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë me martesë.
Ajo ka pranuar edhe një urim emocionues nga babai i cili gjendet në paraburgim në Hagë.
Më poshtë urimi i plotë:
“Gresë!
Kur një ditë një padrejtësi tinëzare
Mi humbi shpresat për lirinë njerëzore
Fejesa juaj në znanin’ e Padrejtësisë
Me bëri të jetoj me dashurinë e Lirisë!
Gresë!
Sot nuk ndjej asgjë veç Lirisë
Se po martohesh me Sadikun e Dardanisë
Urimet e mija janë si gëzimi i fëmisë
Që gjak e jetë i jep vetëm Lumturisë! “
Jakup Krasniqi’, ishte urimi emocionues, të cilin e shoqëroi me fotografi me vello të bardhë dhe portretin e babait.

Përfundon numërimi i votave në Junik, fiton AAK
Prokuroria: 17 raste penale, 5 persona të ndaluar nga proces...
BE-ja paralajmëron Shqipërinë për projektin e lidhur me Kush...
Përsëritet skena tronditëse, Eriksen rrëzohet sërish në fush...
Trump: Nuk garantova që nuk do të ketë luftë
Numërohen mbi 60% e votave, kush po prin?