Pas një jave rritje, kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut ka shënuar një rënie të fortë.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 102.87 lekë.
Ndryshe nga një javë më parë, ku euro u këmbye me 105 lekë, sot ka rënë me pothuajse tre lekë.
Rënia e kursit të Euros është reflektuar në përmasa të ngjashme edhe në kursin e valutave të tjera kryesore. Dollari Amerikan u këmbye me 93.22 lekë, në rënie me 3.33 lekë krahasuar me fundin e javës së kaluar. Paundi Britanik u këmbye me 119.8 lekë, në rënie me 3.92 lekë nga një javë më parë.
Duket se forcimi i monedhës vendase po ndikon negativisht në sektorët eksportues të ekonomisë, tek biznesi, turizmi por dhe tek sektori i fasonerisë.
Gjithashtu forcimi i Lekut po i bën më të lira importet, duke bërë që Shqipëria të ketë inflacion më të ulët në krahasim me vendet e tjera në rajon./euronews.al
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër