Shkupi do të udhëtoj për në Bullgari, aty ku do të zhvillojë takimin me Levski Sofia.
Skuadra do të jetë pa përkrahjen e tifozëve, pasi “Shvercerat” nuk janë lejuar të marrin pjesë në ndeshje.
Kjo, pasi ka pasur incidente të rënda mes tifozëve, raporto Arbresh.info.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi.
“Sot gjatë ditës është mbajtur një takim mes zyrtarëve të klubit tonë, përfaqësuesve të UEFA-s dhe pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku edhe një herë është konfirmuar se nuk do të ketë dhe nuk do të lejohet udhëtim i tifozëve tanë për në Sofje të Bullgarisë për ndeshjen e kthimit që luhet kundër ekipit të PFC Levskit. Në këtë takim mes tjerash është thënë se nuk do të lejohet asnjë tifozë i vendit tonë edhe nëse do të ketë biletë për ndeshjen e dytë të raundit të dytë të Ligës së Konferencës, kundër PFC Levskit”, thuhet njoftim.
Nga Bullgaria nuk është garantuar siguri për tifozët e Shkupit, duke paralajmëruar incidente të reja nëse “Shvercerat” do të udhëtojnë për në Sofje.
Kujtojmë që ndeshja e parë përfundoi 2:0 për Shkupin, ndërsa ndeshja e kthimit zhvillohet të enjten prej orës 19:00 në Sofje./Arbresh.info/
Dorëzohet në polici i dyshuari nga Suhareka, vitin e kaluar ...
Protestë në Rugovë, banorët kundërshtojnë vendimin e Pacolli...
Begaj: Mjekësia nuk është thjesht zanat, është humanizëm dhe...
Rritja e çmimit të naftës alarmon fermerët, rrezikohen mbjel...
Zelensky dakordohet me presidentin e Emirateve për bashkëpun...
Trump paralajmëron: Na kanë mbetur 3,554 objektiva për t’i g...