Martesa e Adelina Tahirit ishte prej kohësh në fokus të mediave, pasi vetë ajo pranoi se po përjeton një krizë. Ajo nuk zgjodhi që ta komentonte me detaje, por kaq u desh që lajmi të qarkullonte kudo.
Prej asaj kohe dyshja nuk janë parë bashkë dhe mediat referuar kësaj deklarate aluduan vazhdimisht për ndarje.
Por ditën e sotme me një foto Adelina i dha fund këtyre thashethemeve duke zbuluar se marrëdhënia e saj me avokatin e njohur maqedonas po ecën për mrekulli.
Me një foto ku shihet e shoqëruar nga bashkëshorti, prindërit e saj dhe motra, ajo zbuloi se kriza ka kaluar.
“Family time” ka shkruar Adelina në foton ku shihet e lumtur.
Epo mesa duket, s’ka vend për aludime pasi çifti janë sërish bashkë!
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë