Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Pasdite vonë do ketë zhvillime të vranësirave konvektive që do të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë kryesisht në viset kodrinore-malore, ndërsa gjatë natës rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë priten në shumë pjesë të Republikës së Kosoves ku do të ketë edhe ulje të temperaturave.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Pasdite vonë në viset malore të Malit të Zi priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë e gjatë natës destabilizim i motit pritet në Luginën e Preshevës dhe disa vise në Maqedoninë veriore afër kufirit me Kosovën dhe Luginën e Preshevës.
Të hënën na pret mot paksa me i freskët, me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale. Në disa vise paradite do ketë gjasa për ndonjë rrebesh afatshkurtër shiu me vetëtima dhe bubullimë, por atmosfera do të ketë tendencë stabilizimi.
Nga e marta na pret mot stabil dhe me diell. Temperaturat shënojnë rritje graduale. Vetëm të mërkurën pasdite në Kosovë mund të ketë vranësira lokale dhe ndonjë rigë lokale shiu./METEOBALLKAN
Tahiri: Bizneset në prag kolapsi, po mbytet sektori që i gje...
Mateo tenton ta puthë Brikenën, banorja mbyllet në tualet
Një muaj paraburgim për shoferin që goditi për vdekje 27-vje...
Sulmet amerikane-izraelite godasin centralin bërthamor irani...
Shqipëria publikon listën për ndeshjen ndaj Polonisë në play...
Rama mbjell lule bashkë më fëmijët e kryeqytetit në ditën e ...