Është arrestuar një person i dyshuar për disa vepra penale në Fushë Kosovë.
Sipas Policisë, i dyshuari kërkohet për lëndim trupor, sulm ndaj personit zyrtar si dhe 15 raste të vjedhjeve të rënda.
Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.
“Dje nga njësite policore të stacionit të Fushë Kosovës, është arrestuar një person i dyshuar për disa vepra.
Puna e hetuesve , është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar i cili kërkohej për Lëndim Trupor, Sulm ndaj personit zyrtar si dhe 15 raste të vjedhjeve të rënda.
Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policor po kryejn veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastet ku personi i arrestuar dyshohet të jetë i përfshirë”, thuhet në njoftimin e Policisë./Arbresh.info
I lëshuan kredi pa e ditur, kërkohet paraburgim ndaj dy punë...
Besimi i biznesit gjerman rritet papritur, ndërpret një seri...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Listës Serbe ndaj vendimit...
Rama fton kryeministren e Japonisë në Shqipëri për Samitin e...
Ulutash dhe Fronda diskutojnë për situatën e sigurisë në Kos...
Maguire i dëshpëruar pasi s`do të jetë në Botëror