Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, ka thënë të enjten se ndihet “shumë i shqetësuar” për djegiet e Kuranit në shtetin skandinav.
Është njoftuar se një varg protestash do të mbahen javën e ardhshme, të cilat mund të digjet libri i shenjtë i myslimanëve, ka thënë lideri i Partisë së Moderuar në një konferencë për media në Stokholm më 27 korrik.
Kristersson tha se tani i takon policisë të vendosë nëse protestat duhet të lejohen të mbahen apo jo.
“Nëse kërkesat për protesta pranohen, ne i kemi disa ditë ku rreziku është i qartë se gjëra serioze mund të ndodhin”, tha Kristersson, pa shpjeguar se çfarë nënkuptoi me këtë deklaratë.
Qeveria do t’i angazhojë 15 agjenci për forcimin e masave mbrojtëse kundër terrorizmit, njoftoi ai.
Aksionet islamofobike të grupeve të vogla në Suedi dhe në Danimarkë, në të cilat u dogjën kopje të Kuranit, kanë nxitur protesta të ashpra dhe kërcënime në disa vende myslimane.
Reagimet në Irak, qeveria e të cilit e përzuri ambasadorin suedez, ishin në veçanti të dhunshme.
Të mërkurën, Shërbimi i Inteligjencës i Suedisë, Sapo, paralajmëroi se djegia e Kuranit së fundmi ka krijuar rrezik të madh të siguruar në Suedi.
Në një konferencë për media të enjten, shefja e Sapo-s, Charlotte von Essen, theksoi se shkalla e paralajmërimit të terrorit nuk është ngritur ende, por shtoi se vendi ka kaluar nga një cak “i arsyeshëm” në një “prioritet” në sytë e ekstremistëve islamikë.
Përveç ekstremistëve në të dy anët, Suedia i fajëson aktorët shtetërorë dhe gjysmështetërorë për gjendjen e tensionuar. Përveç tjerash, Moska fshihej pas një fushate dezinformuese anti-suedeze, tha të mërkurën ministri i Mbrojtjes i Suedisë, Carl-Oskar Bohlin./rel
Aksion policor në veri, Sveçla publikon pamje nga vendngjarj...
Teherani i vendosur: Anijet duhet të paguajnë për të kaluar ...
Jurgen Klopp refuzon Liverpoolin dhe Real Madridin, vendos p...
Dy anije indiane që po transportonin naftë sulmohen në Ngush...
Konjufca në takim me ministrat e Ballkanit Perëndimor në Tur...
Kryediplomati shqiptar: Sovraniteti i Kosovës s’mund dhe nuk...