Të paktën 50 delfinë të zinj kanë ngordhur disa orë pasi u lanë në një plazh në Australinë perëndimore.
Autoritetet vendase bëjnë me dije se po luftojnë për të shpëtuar 400 të tjerë.
Shkencëtarët nuk i kuptojnë plotësisht arsyet e kësaj pamjeje dramatike.
“Ne ende nuk e dimë pse balenat kanë ngordhur,” i tha AFP Bec Wellard, një shkencëtar i gjitarëve detarë me programin Orca. “Ende nuk e dimë pse. Nëse do ta dinim, ndoshta mund të bënim më shumë për t’i parandaluar ato.”
Ndërkohë, qindra vullnetarë po punojnë për të shpëtuar delfinët e tjerë dhe sapo të jenë të fortë do të nxirren në det sërish.
Nuk është e pazakontë që delfinët e zinj të dallohen në brigjet e Australisë dhe Zelandës së Re.
Tetorin e kaluar, rreth 500 delfinë të zinj ngordhën kur në ishujt Chatham në Zelandën e Re./A2/
Mbretëria e Bashkuar renditet e fundit në Eurovision 2026 me...
Aprovohen rreth 100 mijë kërkesa për votim jashtë Kosovës, p...
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve