Ish-ministri i mbrojtjes i Greqisë, Panos Kammenos, ka thënë se qeveria greke duhet të kërkojë ndihëm nga Rusia.
Panos Kamennos theksoi se pa avionin amfib rus Be-200 është e pamundur të përballesh me flakët që digjen jashtë kontrollit në ishujt e Rodos dhe Korfuzit.
“Asgjë nuk ndodh pa Beriev. Le të përkulim kokën dhe të kërkojmë ndihmë. Ata do të na japin…”, ka shkruar ai në Twitter.
Χωρίς Beriev δεν σβήνει τίποτα ας ρίξουμε τα μούτρα μας και να ζητήσουμε τώρα βοήθεια . Θα μας δωθεί ….
— Panos Kammenos (@PanosKammenos) July 22, 2023
Avioni gjigant rus, Beriev u dëshmua të ishte një armë e rëndësishme për shuarjen e flakëve gjatë sezonit të zjarrit grek.
Mijëra turistë janë evakuuar nga Greqia pasi zjarret e rrezikshme të përhapura nga erërat e forta kanë goditur vendin javën e fundit.
Deri në 10,000 turistë britanikë u prekën dhe një numër fluturimesh riatdhesimi i kanë kthyer ata në Mbretërinë e Bashkuar./Arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...