Italia po shkon drejt gjendjes së jashtëzakonshme në 5 Rajone, për shkak të stuhisë që goditi Lombardinë dhe zjarreve që tërbojnë në Siçili nga Palermo në Katania, deri në Taormina.
Mediat italiane shkruajnë se 5 persona kanë humbur jetën nga moti ekstrem, dhe për shkak të zjarrecve të tmerrshme që ditët e fundit janë aktivizuar në shumë zona janë evakuuar gati 2 mijë banorë.
Vendimi për gjendjen e jashtëzakonshme pritet që të merret gjatë mbledhjes së sotme të MZHK.
Një dekret për punë me Cig lidhur me klimën është gjithashtu në rrugë.
Alarmi i verdhë për mot të keq në Abruzzo, Emilia Romagna, Lombardi, Marche dhe Molise. Sot qytetet me pika të kuqe për shkak të vapës janë ulur në dy: Bari dhe Catania./abcnews.al
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Moti: Vranët dhe me diell
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...