Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se nuk ka gjë më të bukur se kur sheh Kosovën të mbushur me bashkatdhetarë.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka theksuar se dëshiron që bashkatdhetarët të jenë të dëshiruar e të mirëseardhur jo vetëm për kuletën, por edhe për ndjenjën e dashurisë, shkruan Arbresh.info.
“Ndjenjen e të jetuarit në diasporë e dinë vetëm ata që e kanë bërë apo vazhdojnë ta bëjnë. Nuk është e lehtë dhe shumica e bëjnë nga nevoja. Por, nuk ka gjë më të bukur sesa ta shohësh Kosovën këto ditë të mbushur me bashkatdhetarë. Do të doja shumë që bashkatdhetarët të jenë të dëshiruar e të mirëseardhur, jo vetëm për kuletat e tyre por edhe për ndjenjen e dashurisë”, ka shkruar Pacooli.
Tutje, ai u ka uruar një qëndrim të mrekullueshëm dhe një mirëseardhje të ngrohtë për ta.
“Ju uroj të gjithëve një mirëseardhje të ngrohtë dhe shpresoj që të keni një qëndrim të mrekullueshëm. Kosova është shtëpia jonë e përbashkët dhe dashuria jonë e madhe!”, tha Pacolli./Arbresh.info/
Nga homazhet në Prekaz te takimi me sportistet – agjenda e p...
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...