Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se para disa ditësh është kryer me sukses një operacion i rrallë dhe shumë i ndjeshëm në Klinikën Emergjente.
Sipas njoftimit, pacienti 36 vjeçar A.R e kishte pothuajse komplet të prerë krahun e djathtë, (amputim subtotal), gjatë një aksidenti me xham në shtëpi, shkruan Arbresh.info.
ShSKUK njofton se intervenimi kirurgjik është kryer me sukses dhe pacienti pads 6 ditësh hospitalizomi në Kirurgjinë Vaskulare është liruar në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
“Mjekët kirurgë, me punë ekipore, (ekipa e Kirugjisë Vaskulare që e udhëheqi operimin, e Kirurgjisë Plastike dhe Rekonstruktive dhe ekipa e Neurokirurgjisë), bashkë me Anesteziologë dhe pjesën tjetër të ekipit operativ, kanë kryer operimin te një pacient i moshës 36 vjeç, duke i realizuar dy bypasse (urëzime), në pjesën e mesme të arteries brahiale dhe venës basilica të djathtë, (arterie kryesore që ushqen dorën me gjak dhe vena sipërfaqsore, e cila e kthen gjakun në zemër).”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së në Facebook.
“Si graft për rekostrukcion të enëve të lëndura, ekipa përdori venën sipërfaqësore të këmbës së djathtë; (Vena saphena magna). Po ashtu ekipa operative, kishte përkujdesur dy venat brahiale dhe kishte bërë hemostazë korrekte. Ekipa e Neurokirurgjisë e bëri qepjen e nervit të dorës, ndërsa ekipa e Kirurgjisë Plastike, bëri qepjen e muskujve dhe të tendinave.”, thuhet tutje./Arbresh.info.
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...
“Urime pirat” – Muriqi mbush 32 vjeç, merr urim special nga ...
Aksidenti me vdekje në Tiranë, plagoset edhe një punonjës po...
Macron nis vizitë dy-ditore në Greqi, në fokus marrëveshjet ...
Eskaloi me gjuhën ndaj Vlora Çitakut – Fatos Geci pendohet, ...
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...