Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme i ka zbuluar dhjetë kyçje ilegale në rrugën “Dajti” në Veternik.
Përmes një postimi në Facebook, Ujësjellësi përveç njoftimit që pati për kyçjen ilegale, u ankua se për këto kyçje ilegale rrezikohet furnizimi me ujë.
“Sapo u shkyç nga shërbimet e furnizimit me ujë një Autosaloon në Veternik. Sapo u shkyç nga shërbimet e ujit lagjja Ana, në Veternik. Vazhdojmë me zbulimin e kyçjeve tjera ilegale në lagjen Veternik”, thuhet në njoftim.
“Ja pse rrezikohet furnizimi me ujë, nga keqpërdoruesit që ujin që është më së liri, e shfrytëzojnë ilegalisht, aq më tepër një lagje ku, jo çdokush mund të blejë shtëpi”./Arbresh.info/
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë
Këto janë çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Ndodh edhe kjo në futbollin kosovar/ Batatina i shkruan mesa...
Çfarë tregon shifra e fundit e vitit tuaj të lindjes? Numero...
Makinat elektrike shkaktojnë të përziera te pasagjerët – stu...