Tirana tashmë është kthyer në një ’magnet’’ për turistët. Ndryshe nga 10 vite më parë, këtë vit në aeroportin e Rinasit kanë zbritur 6.5 dhe 7 milion pasagjerë.
Kryeministri Edi Rama në podcast-in e tij ku kishte të ftuar kampionin e karatesë, Albin Karaqin, tha se janë kushtet që aeroporti i Tiranës të dalë i pari në rajon.
“Tirana është bërë dhe shumë, shumë ‘’magnet’’ për turistët. Gjithë Shqipëria tani. Ti ke ardhur në 2005. Në 2005-ën ka qenë momenti i hapjes së aeroportit, pra terminali i ri dhe të gjitha pas aeroportit komunist që ishte, dhe në 2013-tën, në aeroportin e Tiranës kishte rreth 300-350 mijë pasagjerë. Këtë vit jemi midis 6.5 dhe 7 milionë pasagjerë dhe praktikisht jemi në kushtet kur mund të dalim aeroporti i parë në rajon, përfshirë dhe Beogradin, domethënë që ka një aeroport të madh. 6.5-7 milionë është diçka e pamendueshme deri disa vite përpara dhe kjo vetëm në aeroport dhe me aeroportin e Vlorës, do të rritet edhe më shumë sepse shumë njerëz që duan të vizitojnë Shqipërinë, sidomos zonën e Jonit, llogarisin kohën dhe nuk është shumë komode, por Tirana është bërë një vend ku me Airbnb bëhet nami, në gjithë Shqipërinë bëhet nami sot që flasim”, tregoi Rama.
Megjithatë pranon se duhet të bëhet më shumë punë.
“Na duhet më shumë zhvillim me hotelet dhe gjithë këtë pjesën e mikpritjes së nivelit më të lartë, që të sjellim më shumë turistë që konsumojnë më shumë që të mbetet më shumë ekonomi, por mendoj që jemi në rrugën e duhur dhe Dhërmiu është një nga pikat, nuk diskutohet që janë, tani ka dalë dhe Ksamili që është bërë si të thuash, ajo kartëvizita e artë e Shqipërisë turistike”, u shpreh kryeministri Edi Rama./tvklan.al
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A