Avokati Besnik Berisha është deklaruar pas lirimit nga mbajtja, aty ku po qëndronte pas vënies në pranga pak ditë më parë.
Me anë të një postimi në Facebook, Berisha hodhi akuza në drejtim të pushtetit, duke thënë se orkestroi arrestimin e tij, përmes një siç e quajti ai, “këlyshi” të veshur nën petkun e një prokurori.
“Me përulje e mirënjohjen më të thellë njerëzore, më lejoni t’ju falënderoj nga zemra për përkrahjen tuaj në një nga ditët më të trishta që diti të orkestroj pushteti, përmes një këlyshi të veshur me petkun e prokurorit të shtetit, e që rezultoi me arrestimin tim të kundërligjshëm e arbitrar!”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se Avokati Besnik Berisha ishte arrestuar nën dyshimin për tri vepra penale bashkë me tre persona të tjerë N.Xh., I.S., dhe R.C.
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se kanë arrestuar katër persona të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale të dhënies së ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale, pengim i të provuarit dhe ushtrimit të ndikimit./Arbresh.info/
Dybala po rinovon me Romën, pranon pagë 5 milionë euro më pa...
Shefi i NATO-s paralajmëron Rusinë: Nëse dikujt i merr koka ...
Brukseli konfirmon: Shqipëria merr dritën jeshile nga BE
Një person bie nga kati i tretë i një banese në ndërtim në V...
Punëtori që ra nga kulmi në Ferizaj në gjendje të rëndë
Këshilli kalon raportin IBAR, Shqipëria përparon në negociat...