Arjeta Mjeku, zëdhënëse e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, në “Mirëmëngjesi Kosovë”, në RTK, foli për furnizimin me ujë të pijshëm në sezonin e verës në komunat të cilat janë nën menaxhim të KRU “Prishtina”.
Mjeku tha se furnizimi me ujë të pijshëm, aktualisht, është stabil, me përjashtim të punimeve teknike, që ndodhin për ta përmirësuar sistemin e rrjetit të ujësjellësit.
Ajo vuri në dukje se për raste të tilla lajmërohen qytetarët në mëngjes, por që, në disa raste, kompania detyrohet ta ndërpresë furnizimin me ujë të pijshëm për riparime.
Tutje, Mjeku bëri të ditur se impiantet e Ujësjellësit Rajonal Prishtina (Albanik, Shkabaj e Badoc) janë duke funksionuar në kapacitete maksimale.
Ajo, gjithashtu, lidhur me furnizimin e rregullt me ujë të pijshëm përmendi edhe burimet nëntokësore, si dhe fabrikën e ujit “Kroni” në Fushë Kosovë, derisa tha se nga dita e diel ka filluar me reduktimin e ujit të pijshëm për qytetin e Podujevës, ngase, sipas saj, keqpërdorimet janë marramendëse./rtk
Begaj pas paralajmërimit për kërcënime: Institucionet e sigu...
“Keqtrajtohet nga gruaja e tij”, reagon Macron pas deklarata...
Rudolph: Do të vazhdojmë të mbështesim FSK-në dhe Kosovën dr...
Kusari-Lila: Vetëm sot 206 kërkesa për verifikim të njehsorë...
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend