Ministria e Shëndetësisë ka thënë se ekspozimi në diell mund të ketë pasoja si goditje nga vapa që shkakton dehidratim të organizimit i cili manifestohet me ngërçe, vjellje çrregullime diarreike, skuqje dhe djegie të lëkurës duke komplikuar sistemin kardiovaskular deri në dëmtim të veshkëve.
Përmes një postimi në Facebook, ministria ka rekomanduar masa mbrojtëse gjatë ekspozimit ndaj temperaturave të larta të ajrit mbi 30 gradë celcius, shkruan Arbresh.info.
Ndërkaq të moshuarit dhe ata që kanë sëmundje kronike nuk duhet të ekspozohen në diell nga ora 10:00-17:00, bën të ditur ministria.
Tutje rekomandohen disa nga gjërat që duhet bërë për të treguar kujdes ndaj temperaturave të larta.
“Mbani trupin tuaj të freskët dhe të hidratuar; Vishni veshje të lehta dhe të gjera; Bëni dush të freskët; Pini shumë ujë; Shmangni pijet me sheqer, alkoolike dhe me kafeinë; Mbani shtëpinë tuaj të freskët: Hapni dritaret natën; Reduktoni përdorimin e pajisjeve elektrike. Qëndroni në hije. Shmangni aktivitetin fizik të mundimshëm gjatë temperaturava të larta; Mos i lëni fëmijët apo kafshët në makina të parkuara;”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Ndër të tjera u bën thirrje qytetarëve të lajmërohen te institucioni më I afërt shëndetësor, nëse u paraqiten simptoma si kokëdhembje, mundim, marramendje, thaje e gojës dhe lëkurës./Arbresh.info
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi