Inter Miami ka konfirmuar nënshkrimin e ish-kapitenit të Barcelonës, Sergio Busquets.
Busquets vendosi të largohet nga “Camp Nou”, pas një periudhë 15-vjeçare.
Kapitulli tjetër i Busquets do të zhvillohet me veshjen e Major League Soccer, ku ai ka nënshkruar një kontratë deri në fund të sezonit 2025.
“Kjo është një mundësi e veçantë dhe emocionuese që jam shumë i emocionuar ta shfrytëzoj,” tha Busquets
“Isha i impresionuar nga klubi kur erdha me Barcelonën vitin e kaluar dhe tani jam i lumtur dhe gati ta përfaqësoj vetë klubin. Mezi pres të ndihmoj për të sjellë suksesin për të cilin përpiqet ky klub ambicioz.”
Busquets do të lidhet sërish me ish-bashkëlojtarin e tij të Barçës Lionel Messi dhe ish-menaxherin Tata Martino./Arbresh.info/
Hamza: Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje serioze, jo për pë...
Evakuim masiv në Pforzheim: Rreth 30 mijë banorë largohen pa...
“Jemi me ju”, Kosova dhe Shqipëria mbështesin protestën stud...
Izraeli përgatitet për rifillimin e sulmeve ndaj Iranit
Man United mposht Nottingham-in, siguron Champions-in
Nagavci pas takimeve me bashkatdhetarët: Rrugës për në Gjako...