Vashat e Kosovës kanë shënuar fitore edhe në miqësoren e dytë kundër Lihtenshtajnit, e cila u zhvillua në Kampin Nacional në Hajvali.
Pas fitores në ndeshjen e parë me shifrat 4-0, kësaj radhe Dardanet fituan me rezultat 2-0.
Përzgjedhësja Anneli Andersen e nisi ndeshjen me 11-she krejt tjetër për dallim nga dueli i parë, duke i dhënë hapësirë të barabartë të gjitha futbollisteve: Alma Demiri, Albulena Fejza, Gresa Berisha, Blerta Smajli, Leonora Ejupi, Loreta Lulaj, Blerta Shala, Viola Abduli, Modesta Uka, Egzona Zeka dhe Jehona Shala ishin titullare, derisa në pjesën e dytë u aktivizuan shumica e futbollisteve tjera, shkruan telegrafi.
Edhe në ndeshjen e sotme Kosova e dominoi lojën që nga fillimi, por vapa e madhe ndikoi në paraqitjen e të dyja ekipeve.
Përkundër disa rasteve të krijuara kjo pjesëlojë u mbyll pa gola.
Në pjesën e dytë, Andersen bëri disa zëvendësime, të cilat sollën freski në lojë por edhe gola.
Ishte minuta e 75-të kur Donjeta Halilaj shënoi me një goditje të saktë nga zona për zhbllokimin e shifrave, derisa pesë minuta më vonë Rrezona Ramadani shënoi për 2:0, që në fund ishte edhe rezultati përfundimtar i kësaj ndeshjeje.
Këto dy miqësore i kanë shërbyer përzgjedhëses Andersen për ndeshjet e edicionit të parë të Ligës së Kombeve që nis në shtator.
“Drejtësi, jo politikë!” – Hamza shpërndan pamje nga përgati...
Shën Valentini mes natyrës: Rama ndan një zemër nga Banjat e...
Rubio thotë se SHBA-ja dhe Evropa janë bashkë
Hovenier: Kosova humbi disa mundësi për 1 vit, anëtarësimi n...
Mbi 1 mijë e 300 biznese u shuan gjatë vitit 2025, dominon m...
“Askush mbi klubin”, Luis Enrique me nervozizëm i vendos vij...