Një tërmet 7.2 shkallësh i Rihterit e ka goditur një gadishull të Alaskës, ka thënë Vëzhguesi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.
Dridhjet janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës, rreth 89 kilometra në jugperëndim të qytezës së vogël Sand Point, ka thënë agjencia.
Qendra Kombëtare për Paralajmërime për Cunami në Alaska e ka zvogëluar ndërkohë një paralajmërim për cunami për jugun e Alaskës.
“Për brigjet tjera në SHBA dhe pjesën kanadeze të Paqësorit, nuk ekziston rrezik për cunami”, është thënë në njoftim.
Alaska është goditur nga një tërmet 9.2 shkallësh në mars të vitit 1964, njëherësh tërmeti më i fuqishëm që është regjistruar ndonjëherë në Amerikën Veriore.
Për pasojë ishte krijuar një cunami në Gadishullin e Alaskës dhe në Havai.
Të paktën 250 persona patën vdekur nga tërmeti dhe cunami./rel
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë
Irani nuk do ta mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit, thotë...
Konflikt mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 45-...
Kosova bëhet edhe me një parti të re
E dhimbshme, varrosen babai dhe dy fëmijët që vdiqën dje tra...