Prokuroria Speciale ka konfirmuar se i është caktura masa e ndalimit prej 48 orësh Faruk Mujkës e Hysen Muzliukajt
Mujka dhe Muzliukaj do të hetohen për veprën penale ‘’Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar’’.
Gjatë bastisjes së pronave të tyre, të njëjtëve iu janë gjetur 60 mijë euro, të cilat janë konfiskuar.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë ditës së sotshme ka ndaluar dy persona me inicialet F.M. dhe H.M.
Prokuroria Speciale njofton se ekziston dyshimi i bazuar mirë se dy personat të ndaluar, të pandehurit F.M dhe H.M, në cilësi të personave zyrtarë, me dashje kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete apo për tjetrin, kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare dhe nuk i kanë respektuar detyrat dhe përgjegjësitë e tyre që të ushtrojnë funksionin e tyre në bazë të ligjit.
Me këto veprime të njëjtit dyshohet se janë përfshirë në kryerjen e veprës penale ”Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, e sanksionuar me nenin 414 të Kodit Penal të Republikë së Kosovës.
Me aktvendim të Prokurorisë Speciale të njëjtit dërgohen në mbajtje për 48 orë.
Po ashtu, nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës, Njësia e Veçantë e Hetimeve, ka kryer bastisje në dy lokacione, pronë e dy të dyshuarve F.M dhe H.M. Gjatë bastisjes në njërin lokacion, ndër të tjera janë gjetur dhe sekuestruar shuma e të hollave prej gjashtëdhjetë mijë (60.000.00) euro./Arbresh.info/
LAJMI I FUNDIT/Bastiset shtëpia e Faruk Mujkës, Prokuroria Speciale sekuestruon 60 mijë euro
Begaj për Rugovën: Vizioni i tij për Kosovën sot është reali...
Nuk ndalet Ronaldo, realizon golin e 960 në karrierë
LDK thërret për nesër konferencë për media
Gerrard mendon se Liverpooli duhet t’i jap më shumë ko...
Talenti i ri dardan, Indrit Mavraj transferohet tek Lechia G...
Kamberi: SHBA-ja kërkon përgjegjësi nga Beogradi për diskrim...