Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mirëpritur marrëveshjen e Kosovës me BE-në për të de-përshkallëzuar situatën në veri të vendit dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Një zëdhënës i Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë ka thënë se ata, bashkë me BE-në, presin që të dyja vendet, Kosova dhe Serbia, të ndërmarrin hapa të mëtejshëm për të qetësuar situatën në terren.
“Ne mirëpresim marrëveshjen e arritur në mes të Përfaqësuesit Special të BE-së dhe Qeverisë së Kosovës për hapat e parë drejt de-përshkallëzim në veri të Kosovës dhe për të ecur përpara në zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese të Dialogut”.
“Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja kanë qenë të qarta për pritshmëritë tona nga të dyja palët”.
“Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapa të mëtejshëm konkretë për të de-përshkallëzuar tensionet dhe për të shmangur veprimet që mund të interpretohen si përshkallëzuese”, ka thënë për Klankosova.tv ky zëdhënës i Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë.
Kujtojmë se marrëveshja mes Kosovës dhe BE-së për de-përshkallëzim është arritur më 10 qershor mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq nën ndërmjetësimin e emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...