Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se Kosova është bërë gaz i botës pas pamjeve që sot kanë ndodhur në Kuvendin e Kosovës ku janë përplasur e rrahur fizikisht deputetët e pozitës, opozitës dhe ministrat e kabinetit qeveritar.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se qytetarët e vendit nuk e meritojnë një gjë të tillë.
“Ata deputetë e anëtarë të ekzekutivit që me dhunë ose provokime i zgjidhin mospajtimet, s’i meritojnë ato mandate e ato pozita”.
“E qytetarët, s’e meritojnë këtë skenë turpi, e aq më pak këtë Kuvend. Gaz i botës!”, ka thënë Cakolli./Arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...