Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi njoftoi mbrëmë për marrëveshjen me emisarin e Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak për shtensionimin e situatës në veri, duke thënë se veprimet “do tё finalizohen brenda njё periudhe dyjavore”.
Bislimi tha se tani “ka ardhur momenti që “Serbia t’i përmbahet zotimeve të saj përpara BE-së dhe t’i zbatojë marrëveshjet e dakorduara”.
Ai javën e ardhshme pritet të shkojë në Bruksel për t’u takuar me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq, ku synohet të bëhet finalizimi i planit tё sekuencimit pёr Marrёveshjen drejt Normalizimit, pas tё cilit pritet tё fillojё zbatimi i saj.
“Ka ardhur momenti që Serbia t’i përmbahet zotimeve të saj përpara BE-së dhe të zbatojë marrëveshjet e dakorduara. Nuk mund të fshihen më prapa tentativave për tensione e kriza, për eskalim të situatës. Ka ardhur momenti që marrëveshja të zbatohet, në mënyrë të drejtë, të pakushtëzuar e të balancuar”, shkroi Bislimi në Facebook.
Kryenegociatori i Kosovës foli për konstruktivitetin në dialog që, siç tha ai, Kosovës nuk i ka munguar asnjëherë.
Portland e 76sers barazojnë serinë, LA Lakers shënon fitoren...
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës
Rama ndan pamje nga punimet në rrugën Fier–Kthesa e Patosit–...
Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrik...
“Irani në kolaps financiar”/ Trump: Janë të dëshpëruar që Ho...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...