Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në Autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në fshatin Mazgit.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
Hoxha tha se në aksident ishin të përfshira një veturë e policisë, dhe kamion dhe një furgon (kombi).
“Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore për menaxhim trafiku në autostradë, ekipe tjera dhe autoambulanca. Prokurori dhe autoritetet tjera janë njoftuar për rastin dhe pas kryerjes se proceduarve te vendshiqimit rruga është liruar pas ndërprerjes së përkohshme të qarkullimit te trafikut”, tha Hoxha.
Hoxha tha se të lënduarit u dërguan për trajtim mjekësor.
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin
Hoti: Çmimi i naftës është rritur 40%, Qeveria po dështon të...
LDK propozon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, kërkon ...
Hamza: Rritja e çmimit të naftës po varfëron qytetarët, qeve...
Hajdari: Qeveria ka ndërhyrë aty ku duhej, ulja e TVSH-së dh...
Afati për presidentin, Kurti: Jam në kontakt me Hamzën e Abd...