Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shprehur keqardhje për ushtarin hungarez të cilit për shkak të lëndimve të marra në veri, i është amputuar këmba.
Mehaj përmes një postimi në Facebook, u ka uruar rikuperim të sa më parshëm të 26 ushtarëve të palgosur hungarezë, shkruan Arbresh.info.
“Shpreh keqardhjen time me rastin e pranimit të informacionit se ushtarit hungarez të KFOR-it, të lënduar nga ane e grupeve kriminale serbe gjatë protestave në Zveçan, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore është dashur që t’i amputohet këmba nga ana e mjekëve të Institutit Kombëtar të Rehabilitimit Mjekësor në Hungari.”, shkroi Mehaj.
“Uroj që 26 ushtarët tjerë hungarez të plagosur sa më parë të rikuperohen, e të vazhdojnë angazhimin e tyre në kuadër të misionit të KFOR-it.”, shkroi ai.
Tutje, ministry Mehaj tha se grupet kriminale përgjgejëse për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it duhet të marrin dënimin e merituar.
“Grupet kriminale përgjegjëse për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it duhet të marrin dënimin meritor, ngase dhuna është e papranueshme dhe asnjë formë nuk mund të zmbraps ushtrimin e rendit e ligjit, mjeteve demokratike të pakontestueshme, të drejta e të domosdoshme për sigurinë e vendit dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës.”, u shpreh ministri i Mbrojtjes./Arbresh.info.
Lexo edhe:
Media hungareze: I amputohet këmba ushtarit të KFOR-it që u plagos gjatë tensioneve në Zveçan
Tradhtia, alkooli e droga – shkaktarët kryesorë të divorceve...
Vdes 19-vjeçari në Cyrih, u godit nga një pllakë betoni gjat...
UNESCO: Vajzat përsëri mbeten prapa djemve në matematikë
Nipi publikon amanetin e fundit të Rexhep Qosjes, përmes një...
Kurti: Rexhep Qosja, figurë e paepur e mendimit shqiptar
Familja e ish-presidentit Thaçi i shpreh ngushëllime familje...