Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur me një minutë heshtje në nderim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se masakra e Srebrenicës është masakra më e madhe pas luftës së dytë botërore, ku u vranë mbi 8 mijë boshnjakë.
“Nesër është 28 vjetori i masakrës së Srebrenicës, është masakra më e madhe pas luftës së dytë botërore në kontinentin evropian. Më 11 korrik 1995 forcat kriminale serbe vranë mbi 8 mijë e 732 boshnjakë në Srebrenicë, për këtë arsye ta përkujtojmë këtë ditë, dhe t’i nderojmë të rënët me 1 minutë heshtje”, tha ai, shkruan telegrafi.
Konjufca tha se shpreson që kriminelët të marrin dënimin për veprat e tyre.
Ndryshe, gjenocidi i Srebrenicës ka ndodhur në korrik të vitit 1995 në Bosnje dhe Hercegovinë, ku u vranë më shumë se 8,000 boshnjakë myslimanë, kryesisht burra dhe djem të moshës 12 deri 77 vjet.
Gjenocidi është zbatuar në rajonin e Srebrenicës nga Ushtria e Republikës Serbe nën udhëheqjen e gjeneralit Ratko Mlladiq.
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran