Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, ankohet se nuk ka staf të mjaftueshëm për të luftuar korrupsionin.
Ai tregon se numri i prokurorëve dhe bashkëpunëtorëve profesional në institucionin që drejton, është i vogël.
“Krimi i organizuar dhe korrupsioni nuk luftohet pa staf të mjaftueshëm”, tha Hoxha, për RTV Besa,transmeton PrizrenPress.
Sipas tij, numri i prokurorëve dhe bashkëpunëtorëve profesional duhet të rritet.
“Institucionet e kanë për obligim që të kompletojnë stafin e Prokurorisë për të luftuar korrupsionin. Nëse plotësohen kërkesat, ju garantoj se do të kemi më shumë rezultate”, tha ai.
Kryeprokurori Hoxha tregoi se gjatë vitit 2015-të, Prokuroria në Prizren, ka shënuar rezultate në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ai premton se angazhimi në luftimin e korrupsionit nuk do të mungojë edhe gjatë vitit 2016.
LDK merr mbi 17% për qind
Baton Haxhiu publikon Exit Poll-in: Vetëvendosje e para me 4...
Bleron Baraliu prezanton projeksionin e zgjedhjeve të 7 qers...
Exit Poll-i i Albanian Post: 43% VV, 22% PDK, 18% LDK, 7% Al...
DnV: Dalja deri në 17:00 rreth 29%, nga dy zgjedhjet e kalua...
Kosova votoi, mbyllen zyrtarisht qendrat e votimit