Prokurori i Shtetit në Bosnjë dhe Hercegovinë, Dubravko Campara, ka thënë se një grup radikalësh në Sarajevë që u arrestuan këtë javë, ata kishin planifikuar një sulm terrorist vdekjeprurës në kryeqytetin e Bosnjë dhe Hercegovinës më 31 dhjetor, natën e Vitit të Ri, me qëllimin për të vrarë sa më shumë njerëz të jetë e mundur.
Zyra e Prokurorisë në Bosnjë ka kërkuar një muaj paraburgim për tetë nga 11 të arrestuarit gjatë një operacioni policor më 22 dhjetor, transmeton KosovaPress.
Duke shpjeguar kërkesën për paraburgim, Campara për të parën herë konfirmoi se kishte informacione se ata planifikonin të realizonin sulm terrorist në natën e Vitit të Ri.
Të dyshuarit, dyshohet se planifikonin të vendosin një bombë në një veturë të policisë në një prej lokacioneve më të frekuentuara në Sarajevë.
DnV: Dalja deri në 17:00 rreth 29%, nga dy zgjedhjet e kalua...
Kosova votoi, mbyllen zyrtarisht qendrat e votimit
EXIT-POLL PIPOS: VV 42.3%, PDK 21.6%, LDK 17.3% dhe Aleanca ...
Moti i ngrohtë në pesë ditët e ardhshme
Policia arreston dy persona në Pejë të dyshuar për orientim ...
DnV: Dalje e ulët e qytetarëve në votime, 10% më e ulët se n...