Shefi i Shërbimeve federale të sigurisë në Rusi, Alexander Bortnikov, tha se Rusia i ka identifikuar grupet që kanë dorë në shpërthimin e aeroplanit të udhëtarëve të kompanisë ruse, që u rrëzua në gadishullin Sinaj të Egjiptit, duke i vrarë të 224 njerëzit në avion.
Bortnikov nuk ka specifikuar se cilat grupe ishin të përfshira në sulmin me bombë më 31 tetor, në aeroplanin e udhëtarëve, ku kryesisht ishin shtetas rusë, që fluturonin nga pushimorja egjiptiane, Sharm el-Sheik, për në Shën Petersburg në Rusi.
“Ne afërsisht e dimë se kush ka mundur të jetë përgjegjës për këtë. Por, ka shumë punë para nesh”, u tha dje gazetarëve në Moskë, Bortnikov.
Kosova votoi, mbyllen zyrtarisht qendrat e votimit
EXIT-POLL PIPOS: VV 42.3%, PDK 21.6%, LDK 1.7.3% dhe Aleanca...
Moti i ngrohtë në pesë ditët e ardhshme
Policia arreston dy persona në Pejë të dyshuar për orientim ...
DnV: Dalje e ulët e qytetarëve në votime, 10% më e ulët se n...
Abdixhiku: Kanë mbetur më pak se dy orë, dilni e votoni, për...