Në fshatin Kaçanik i Vjetër, në Komunën e Ferizajt, një punëtor i moshës 51 vjeçare ka gjetur vdekjen në mënyrë aksidentale.
Rreth orës 09:15 të mëngjesit, i ndjeri S.R, duke punuar në një objekt, një mjet i metalit i ka rënë në kokë, duke e lënë të vdekur.
Këto janë konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Agim Gashi. Ai i ka thënë Gazetës Express se personi në fjalë është dërguar menjëherë në ambulanten e fshatit Kaçanik.
“Duke punuar në një objekt, i ka rënë një mjet i metalit në kokë. I njëjti është dërguar në ambulanten e fshatit dhe mjeku kujdestar ka konstatuar se personi ka gjetur vdekjen menjëherë.
Po ashtu, Gashi ka bërë të ditur se përveç viktimës, edhe një person tjetër është lënduar por gjendja e tij është më mirë tani.
“Është lënduar edhe një person tjetër, i cili pas trajtimit mjekësor është kthyer në shtëpi”, ka shtuar ai.
Lidhur me këtë, Prokuroria Themelore e Ferizajt e ka cilësuar si rrezikim i sigurisë në vendin e punës.
Policia arreston dy persona në Pejë të dyshuar për orientim ...
DnV: Dalje e ulët e qytetarëve në votime, 10% më e ulët se n...
Abdixhiku: Kanë mbetur më pak se dy orë, dilni e votoni, për...
Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro zhvillimit, mos i nga...
Shqyerja e fletëvotimit, Pula: Parashihet dënim nga 1 deri n...
Tensione në Francë përpara Kupës së Botës: Mbappe në konflik...