Më 12 gusht për herë të parë do të fillojë Liga U21 dhe skuadrat tashmë kanë filluar përgaditjet.
Mehmet Agushi është zgjedhur si trajneri i Llapit U21.
“Trajneri kampion i gjeneratës U-19, Mehmet Agushi është emëruar kryetrajner i ekipit U-21. Agushi me besimin e plotë të drejtuesve të klubit do ta udhëheq ekipin U-21 të Llapit në edicionin e ri të garave. Trajneri Mehmet Agushi ka mbështetjen e plotë të bordit drejtues duke shpresuar në punën dhe profesionalizmin e tij për ngritjen dhe avancimin e mëtutjeshëm të talentëve llapjanë”, thuhet në njoftimin e skuadrës nga Podujeva.
Drejtori Sportiv i klubit, Mentor Zhdrella e ka përgëzuar trajnerin Mehmet Agushi për emërimin e tij në këtë pozitë dhe i ka dëshiruar shumë suksese në vazhdim./Arbresh.info/
Hoxha: Anëtarësimi në BE, rrugë konkrete modernizimi për ven...
Parashikimi i motit për nesër, pritet edhe borë
U.D. Presidentja Albulena Haxhiu nesër viziton tri fshatra t...
Ylli i Bilbaos në “radarin” e Liverpoolit
BE lehtëson rregullat për ndihmat shtetërore, unioni, subven...
Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-...