Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të te ketë një vizitë në Prishtinë dhe Beograd gjatë kësaj jave.
Në të vërtetë, Rama do të ketë një tur në kuadër të Procesit të Berlinit, por që në vëmendje do të jetë edhe situata në veriun e Kosovës, shkruan Lajmi.net.
RTSH raporton se përpos Prishtinës dhe Beogradit, kryeministri shqiptar do të udhëtojë edhe drejt Sarajevës e Shkupit, ndërsa do të zhvillojë takime me krerët e shteteve përkatëse.
Disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama tha nga Ulqini se “Ballkani i Hapur” e ka kryer misionin për të cilin lindi, për të shtyrë përpara Procesin e Berlinit dhe se tashmë liderët e Ballkanit duhet të fokusohen në këtë nismë.
Më 16 tetor të këtij viti, Tirana do të presë samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit.
Trump refuzon ofertën e Putinit për përfundimin e luftës me ...
Kurti mbledh ministrat, thotë se premtimet po i shndërrojnë ...
Vaksinimi kundër HPV-së në Kosovë po vazhdon me rezultate po...
Cristiano Jr. u zemërua për shkak zëvendësimit, ndëshkohet n...
“Kroacia, Shqipëria dhe Kosova nuk e kërcënojnë integritetin...
Kurti tregon se cilat dokumente të strukturave paralele serb...