Është arrestuar një person i dyshuar për shtënie me armë zjarri në fshatin Gotovushë të Shtërpcës.
Siç thuhet në raport, Policia e stacionit në Shtërpcë, rreth orës 01:15 ka pranuar një informacion se në këtë fshat ka të shtëna me armë zjarri.
Policët i kanë marrë masa dhe kanë arritur që të arrestojnë në vendin e ngjarjes të dyshuarin në gjendje të dehur M.R (M/K) i moshës 50 vjeçar, i cili kishte shtënë disa herë më armë zjarri, Arbresh.info.
Po ashtu është konfiskuar një armë zjarri automatike dhe sasi e municionit.
50 vjeçari është shoqëruar në stacionin e policisë dhe me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë. /Arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...