Milani është gati të nisë misionin e tij për të transferuar Samuel Chukwueze.
Klubi italian raportohet se do të kontaktojë Villarrealin për të nisur negociatat në ditët në vijim, transmeton Gazeta Express.
“Rossonerët” po kërkojnë të forcojnë sulmin këtë verë dhe duan të sjellin sulmues të ri.
Chukwueze është objektivi kryesor i Milanit, pasi klubi beson se ai ka të gjitha cilësitë e nevojshme për të bërë një ndryshim: ritmin, fuqinë, kreativitetin dhe finalizimin.
Siç detajohet ka raportuar “Calciomercato”, Milani tashmë ka arritur një marrëveshje verbale me nigerianin, duke gjetur gjuhën e përbashkët si për pagën e tij ashtu edhe për kohëzgjatjen e kontratës.
Tani, “kuqezinjtë” do të kontaktojnë me Villarrealin për të filluar negociatat për një marrëveshje. Klubi spanjoll thuhet se ka vendosur një çmim prej 30 milionë eurosh për 24-vjeçarin, i cili ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij.
Milani po planifikon të fillojë bisedimet me një ofertë prej 20 milionë eurosh, i gatshëm për të rritur çmimin pastaj përmes bonuseve.
Sot viziton Kosovën ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nuf...
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite dërgimi i FSK-së në Gaza
Presidentja në detyrë sot bën homazhe në Poklek e Çitakovë
Sot seanca e fundit për rastin e Liridona Ademajt, thuhen fj...
Të premten mot me diell dhe vranësira
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...