Ngjarjet e planifikuara për sot

07:00 | 3 Korrik 2023
A Z

Ngjarjet e ditës: 3 korrik 2023

09:30
Në Gjykatën Speciale në Hagë vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës. (Hagë)

09:30
Institucioni i Avokatit te Popullit organizon tryezën me temën “Fuqizimi i bashkëpunimit ndër-institucional në promovimin e të drejtave të njeriut dhe qeverisjes së mirë”. (Hotel “Etno Kuça”, Graçanicë)

10:00
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) shënon 17-vjetorin e themelimit (Ndërtesa e IPK-së, Hajvali)

11:00
Shoqata e Shkrimtarëve “Naim Frashëri” përuron librin poetik “Përtej Detit”, të dy autorëve Francesca Gallello-Gomez dhe Nikolë Loka. (Biblioteka Kombëtare)

17:00
Universiteti i Prishtinës mban ceremoninë e hapjes së Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës. (Rruga “Xhorxh Bush”, përballë rektoratit të UP-së)

Shpërndaje në rrjete sociale